Arrestohet kreu i Komitetit Olimpik Europian
Policia në Brazil ka arrestuar kreun e Komitetit Olimpik Evropian, Patrick Hickey, për shitje të paligjshme të biletave olimpike.
Hickey, 71 vjeç, dyshohet se ka lejuar shitjen e biletave me çmime shumë më të larta, raportojnë mediat në Brazil.
Policia tha se Hickey, i cili kryeson po ashtu Këshillin Olimpik të Irlandës, ka bërë përpjekje të ikë gjatë arrestimit.
“Kemi besim të plotë në sistemin këtu në Brazil dhe besojmë se secili është i pafajshëm derisa të provohet fajësia ose derisa të ngrihen akuza”, ka thënë drejtori i komunikimeve pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.
Ndryshe, në Rio de Zhaneiro po mbahen Lojërat Olimpike Verore, të cilat do të zgjasin deri më 21 gusht.
Please follow and like us: