Biden: Amerika mbështet fuqishëm Kosovën
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë përurimit të rrugës ‘Beau Biden’ që është duke u bërë në nderime të djalit të tij ka folur disa fjalë rreth kujtimet të tij të cilat i ka krijuar shumë vite më parë në Kosovë. Gjithashtu Biden ka theksuar se djali i tij përpos punës që ka bërë në Kosovë ishte i lidhur me historinë, kulturën dhe gjithë njerëzit kosovarë. Ai ka prezantuar para të pranishmëve familjen e tij, duke thënë për nipin e tij se nëse doni të dini se si është dukur Beau si 10 vjeçar shikoni djalin e tij.
Fjalimi i plotë i tij
Ishte viti 2001 kur erdha në Bondsteel me djalin tim dhe jam takuar me ju në Prishtinë më ju atë vit. Ju dhe kryeministri e keni bërë krenar çdo amerikan që ka pasur besim në Kosovën. Përkushtimi juaj për një demokraci të njëmend ku të gjithë të trajtohen me dinjitet dhe po shkon përpara. Është dashur përkushtim dhe kurajë për të vazhduar më tutje. Ish-presidentja Jahjaga, të gjithë jeni shumë të mirë por ajo duket shumë më mirë se ju dhe vërtetë e pëlqejë. Faleminderit që keni ardhur në zyrën time për të më treguar për këtë ide të cilën e pëlqejë shumë.
Baue ishte shumë i dashuruar në këtë vend njëjtë siç isha dashuruar unë. Shihni këtë vend të mrekullueshme. Më kujtohet që isha kthyer në shtëpinë dhe Jill i pata thënë se sa vend i mrekullueshëm ishte këtu. E gjitha çfarëdo donim të dinim se sa ishte i sigurtë Beau këtu.
Ne emër të familjes sime në emër motrës së Beau, vajzës sime dhe familjes Biden dhe vllahut të Beaus, që i ka mbajtur krahun në çdo sekondë përderisa ishte gjallë, dhe për gruan e tij të bukur, guximtare dhe për nipërit e mijë dhe mbesën time. Ky është nj çast paksa edhe i ëmbël edhe i hidhur sepse jemi vërtetë tepër mirënjohës, të përulur dhe të prekur por e vërteta është se kam vizituar këtë rajon humb herë kur kam qenë senator i shteteve të Bashkuara dhe vizita ime e parë ishte në mesin e viteve të 70-të e tjetra kur jam kthyer si zëvendëspresident në Kosovë sepse kam besuar shumë thellë në premtimin e këtij vendi.
Që do të mund ta themelonim një vend çfarë populli e meritonte. Po përpiqesha t’i shpjegoja stafit tim në kohën kur Bondsteeli sapo po krijohej në janar të vitit 2001 e ata thoshin se nuk ka asnjë kodër atje, por u pata thënë po është atje sepse ishte kjo kodër. Ishte një ditë tepër me baltë, dhe më kujtohej se vetë gomat e makinës po rrotulloheshin aq shumë, kishim kosovarë shoferin e makinës ku erdhëm në majë të vendi ku doli një njeri dhe na ndali e shoferin kosovarë që më kishte vozitur për dy ditë e ishim bërë miq, po më tregonte një rreshtere e bardhë dhe afër saj ishte një mashkull latin i cili rreshter major dhe afër tij ishte një kolonele femër dhe pranë saj ishte një kolonel afro-amerikan dhe i pata thënë ja ajo është Amerika.
Derisa çdo rajon të kuptojë se jemi të gjithë një, një union i përsosur për të cilin po punohet ende. Dhe ky është kujtimi im, Beau ishte me mua në ulëset e pasme të asaj veture dhe iu hodh përsipër në punën që e kishte këtu dhe nuk i tregonte as nënës së tij as mua që ishte dalë vullnetarë për të qenë përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, për të vendosur themelet e institucioneve të Kosovës.
Atëherë kur plagët e luftës ishin të freskëta, dhe mjedisi ishte përplot me makina të hedhura dhe të prishura, sistemi i drejtësisë në Kosovës ishte i zbrazët dhe i prishur por dëshironte që të punonte që krimet e luftës të ndiqeshin penalisht jo në bazë të emocioneve por të dëshmive.
Që të ndihmohej sistemi ligjor që u ndërtuar në modelin kundërshtues ku roli i prokurores nuk është vetëm që të ndjekë penalisht por t’i dalë krahë drejtësisë.
Gjithmonë kam qenë krenar me të, por jo kurrë me shumë se sa kur kam qenë këtu në Bondsteel me të. Ai dhe vëllai i tij janë të njëjtë, dhe nëna ime ka pasur një shprehje e cila vlen për të dy djemtë e mi e cila më thoshte “Të kufizohesh nga kurajo, dhe të shpaguhesh nga besnikëria” mendoj se kjo është arsyeja pse e duam kaq shumë këtë vend. Jo vetëm që punoj me shumë mund por arriti që t’i donte njerëzit, kulturën historinë. Që nga atëherë vazhdoj të mendoj për atë kohë. Unë nuk isha nënkryetar, dhe ju nuk ishit president por e kemi ditur që do të punojmë për shumë kohë bashkë.
Ibrahim Rugova një njeri kombëtar të cilin e humbëm nga kanceri. Më kujtohet se unë dhe Beau patëm udhëtuar për në manastirin e Deçanit, e që më së shumti më kujtohet rruga për të ardhur në atë që do të bëhej një monument që do të bëhej.