Albspirit

Media/News/Publishing

Biden: Korrupsioni është kancer

Njëri ndër mesazhet më të fuqishme të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden gjatë vizitës në Kosovë, ishte se Kosova po përballet me korrupsionin dhe duhet ta mposhtë këtë dukuri, përndryshe do të stagnojë t’i arrijë qëllimet e së ardhmes. Në një konferencë për media, i shoqëruar nga Presidenti Hashim Thaçi, ai tha se është detyrë e Qeverisë që ta largojë korrupsionin nga institucionet, të cilin e cilësoi si “kancer të shoqërisë”. “Është detyrë e qeverisë që të merret me korrupsionin dhe krimin. Është detyrë e ekzekutivit që t’i largojë zyrtarët e korruptuar e t’i dënojë kriminelët. Korrupsioni është kancer dhe kjo është një e vërtetë që del nga përvoja e çdo shoqërie. Çdo vend që përballet me korrupsion, është pasojë e qeverisjes së fundit dhe qeveria e radhës s’mund t’i tejkalojë problemet ekonomike”. “Korrupsioni është kancer dhe nëse nuk e trajtoni, Kosova s’do të mund të ecë përpara. Korrupsioni rrezikon çdo gjë që Kosova dëshiron të arrijë në të ardhmen e saj”, është deklaruar Biden gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Please follow and like us: