Biden tregon momentet kur foli me të birin për t’i dhënë pavarësinë Kosovës
Numri dy i qeverisë amerikane ndodhet në Kosovë për një vizitë, ku midis të tjerash, ai do të marrë pjesë edhe në emërimin e një rruge me emrin e djalit të tij të ndjerë.
Biden tregoi në konferencën për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tregoi momentet kur ishte frymëzuar për pavarësinë e Kosovës. I biri i tij ka punuar në Kosovë në vitin 2001 ku ka punuar për sundimin e ligjit atje.
Jo Biden: Sa herë vij shikoj fotografinë e Z.Rugova dhe më kujtohen shumë shpesh dhe kujtimi më kthehet në shumë vite. Njerëzit më pyesin pse vij në Kosovë, kjo sepse sa herë kur vij, veçanërisht kur flas me juve, kthehem me shpresë dhe me një besim të pashembullt që vitet, dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të kalohen.
Unë them gjithmonë, krejt politika është personale në veçanti ju e thatë se nevojiten personalitete për të punuar për këtë vend. Do të largohem sot pasdite nga ky vend me shpresë të rimëkëmbur dhe në një far mënyre po më bëni të ndihem si hero për shkak të vëmendjes që më keni përkushtuar që pas pavarësisë.
Kjo vizitë ka domethënie të veçantë përfshirë familjen time dhe djemtë. Pata dëshira që edhe ata të ishin në Kosovë, ta ndjenjë nga afër. Kur Beau (djali) ishte kryeprokuror i shtetin tim, doli vullnetar për të ardhur shumë herët gjatë luftës në Kosovë, nuk u kthye si ushtar por për të ndihmuar në sundimin e ligjit në Kosovë.
I ka pëlqyer tepër gjithçka këtu. Kishte një dashuri të madhe për vendin për shkak se kishte qenë këtu në një kohë të vështirë dhe më bëri mua që kur kërkohej pavarësia e këtij vendi duhej bërë. Janë me fat ata prindër që i shohin fëmijët e tyre dhe i shohin se janë bërë më të mirë se sa ata dhe unë kam qenë prind i suksesshëm pasi Beau ishte më i mirë se sa unë. Sot pasdite, unë do të jem i pranishëm në emërtimin e një rruge me emrin e djalit tim. Ju falënderoj zt.President. Me të vërtetë, unë e çmoj shumë një gjë të tillë.