EURALIUS dhe OPDAT nuk ndryshojnë institucionet e rivlerësimit
Janë dashur 2 orë që ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS të jepnin vlerësimet e tyre për opinionin 55 faqësh të PD mbi projektligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shtyllat kryesore të vëretjeve EURALIUS i publikoi në faqen zyrtare të misionit, ku nënvizon se ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, EURLAUS ka katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian:
- a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
- b) Procesi i rivlerësimit përdorë informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
- c) Roli I misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
- d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.
Nga ana tjetër, OPDAT shpjegoi kontrollin e figurës bazuar në standartet e SHBA-ve, BE dhe NATO-s sipas të cilave një institucion mbledh informacionin dhe komisioni i rivlerësimit merr vendimin.
Ndërkohë në përfundim të komisionit, në përgjigje të gazetarëve edhe deputeti socialist Pandeli Majko foli mbi qëndrimin që kishin mbatjur ekspertët mbi dy çështje që kishte shprehur shqetësim opozita.
Së pari institucioni që do të merret me verifikimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë ILDKPI, dhe kontrollit të pasurisë së tyre nga ana e Drejtorisë se Sigurisë së Informacionit të klasifikuar, ndryshe nga ç’kërkonte PD duke i cilësuar si dy organe që sipas demokratëve janë nën varësinë e pushtetit ekzekutiv e do të sillnin kontroll tërësor të Kryeministrit në procesin e vlerësimit të gjyqtarëve.
Pandeli Majko: Verifikimin e pasurive duhet ta bëjnë institucione të cilat e kanë bërë deri më sot dhe kanë një eksperiencë kushtetuese dhe ua kërkon kushtetuta ta bëjë, që është ILDKP dhe DSIK
Ora News e pyeti Majko edhe mbi rolin e OMN në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pandeli Majko:”Do të jetë ai rol që është shkruar në aneksin kushtetues. Roli i tij përcaktohet qartë në aneksin kushtetues dhe ne nuk do ti lëvizim asnjë presje
Megjithatë përpara medias, Nënkryetari i komisionit, demokrati Oerd Bylykbashi u shfaq i kënaqur duke pohuar se EURALIUS kishte marrë parasysh një pjesë të opinioneve të PD
Oerd Bylykbashi: Shumë prej sugjerimeve janë marrë. Do të ulen ekspertët për të gjetur versionin përfundimtar
Pritet që gjatë kësaj jave të jenë ekspertët vendas që do të punojnë mbi bazën e vërejtjeve të EURALIUS dhe OPDAT në mënyrë që palët të arrijnë drejt një drafti final, që do ti dërgohet për votim Kuvendit pa ikur Gushti.