Greqia: Pirro Dhima patriot i shtirur, ja përse na zgjodhi ne
Pirro Dhima, djali nga Himara që i dha Greqisë 3 medalje të arta olmipike dhe shumë medalje të tjera 12 vjet pas Olimpiadës së fundit që u mbajt në Athinë në 2004, akuzohet publikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.
Gazeta greke “Avgi (Avji)” shkruan se në emër të suksesit që shënoi peshëngritja dhe disa peshëngritës të ardhur nga Shqipëria, u shpenzuan shumë para për të ngritur një infrastrukurë sportive, që pas brezit të Pirro Dhimës nuk prodhoi asgjë, asnjë medalje dhe asnjë kampion në peshëngritje.
Teksa ish-peshëngritësi ka reaguar duke lajmëruar padi për shpifje dhe fyrje personale ndaj gazetës në fjalë.
Së fundmi Pirro Dhima nënshkroi një kontratë me Federatën Amerikane të Peshëngritjes.