Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli do t’ia paguajë Turqisë 20 milionë dollarë kompensim pas mosmarrëveshjes gjashtëvjeçare

 

Ligjvënësit turq e kanë dorëzuar sot në Parlament një marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve me Izraelin në bazë të së cilës Izraeli do t’ia paguajë Ankarasë 20 milionë dollarë brenda 25 ditëve në shkëmbim që Turqia të heqë dorë nga pretendimet e pazgjidhura ligjore duke i dhënë fund prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve që zgjaten për gjashtë vite.

Marrëdhëniet në mes të dy vendeve kanë ngecur pasi marinsat izraelite sulmuan një anije turke në maj të vitit 2010 për të detyruar vënien e një bllokade detare kundër Ripit të Gazës të udhëhequr nga Hamasi, duke vrarë 10 turq në bord, raporton Reuters, përcjell Express.

Izraeli veçse ka kërkuar falje për sulmin ndaj anijes turke. Të dy vendet do t’i emërojnë ambasadorët  në vendet përkatëse, dhe Turqia do ta kalojë legjislacionin për t’i kompensuar ushtarët izraelit si pjesë ë një marrëveshje pjesërisht të nxitur nga prospekti i marrëveshjeve fitimprurëse të gazit mesdhetar.

Please follow and like us: