Albspirit

Media/News/Publishing

Kazanovë, me pare t’shtetit!

Kimete Berisha

Bëhen ‘dashnorë’ e i magjepsin vajzat e reja e të varfëra me pare t’shtetit;

Ju qesin me hongër pica, e me pi birra, u blejnë çorapa najlon dhe arra të thyera-me pare t’shtetit;

Ua premtojnë parajsën, i punësojnë afër vetes, e i marrin me vete kudo që shkojnë e kudo që shetisin-me pare të shtetit;

Nganjëherë kur nuk përmbahen, i shfrytëzojnë zyrat e tyre si dhoma hoteli-me pare t’shtetit;

U blejnë dhurata. Madje, as orbitat nuk ua blejnë me pare t’vetat-po me pare t’shtetit;

Ua tregojnë botën, u tregojnë se sa e bukur është jeta, me pare t’shtetit;

I mbushin xhipat benzinë, dhe shkojnë me to, ku t’ua do qejfi-me pare të shtetit.

Bëhen macho-man-a, me pare t’shtetit;

Bëhen sadista-me pare t’shtetit;

Bëjnë si të paepur e të pa ngimë-me pare t’shtetit;

Luajnë me dinjitetin e femrës-me pare t’shtetit;

I mashtrojnë-me pare t’shtetit.

I kushtëzojnë e i trajtojnë vajzat, si kukullat-me pare t’shtetit;

Kur mërziten prej tyre-i gjuajnë si leckat, dhe i gjejnë do vajza të tjera, edhe në të mira-me pare t’shtetit;

Kurrë nuk paguajnë asgjë me pare t’vetat.

Shteti ua mban ‘dashnoret’!

Bash kështu, ashiqare, zyrtarë kurvarë dhe të pamoralshëm, që me pare të shtetit bëhen ‘dashnorë’, dhe i heqin zhigjet erotike, s’ka pasur as në komunizëm.

Janë dashnorë shtetëror.

Janë të shëmtuar.

Keqpërdorin buxhetin e shtetit për me nxon femra!

Dhe për me shëru’ komplekset e tyre seksuale.

Please follow and like us: