Kim Jong-un, koreanoveriorëve: Hani mish qeni, ka super-kalori!
Ushqimi i qenit është një “super-ushqim”, pra një ushqim me shumë kalori. Është kjo deklarata e fundit e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i detyruar të bëjë llogaritë me një popull shumë të varfër që nuk ka të hajë. Përveç se ka theksuar se ka shumë vitamina se mishi i pulës, ai i lopës, apo i derrit, ka arritur deri aty sa të këshillojë të vrasë qentë me shkop për t’ia bërë mishin sa më të shijshëm.
Për të bindur koreanoveriorët për të ngrënë mish qeni, Kim Jong-un, ka nisur një “sulm” të vërtetë mediatik. Siç shkruan “Korean Times”, kanali ‘YouTube’ i propagandës koreanoveriore, DPRK Today, thekson se mishi i qenit është i shkëlqyer për stomakun dhe zorrët.
Ndërkohë ka proverba të lashta, si ajo që vetëm një copë mish qeni është gjithnjë ilaçi më i mirë. Gjithçka për të bindur një popull të uritur për t’u ushqyer me këtë mish. Kanë qenë të menjëhershme protestat e organizatave në mbrojtje të kafshëve në Korenë e Jugut, por regjimi i Kim Jong-un, vazhdon fushatën e tij.