Albspirit

Media/News/Publishing

Konspiracionistët marrin goditje të rëndë pas zbulimit të madh

Tre rrethime megalitike, 2 kromlehë, 526 menhirë dhe disa grupe dolmenësh, që të gjithëlloje gurësh me forma dhe madhësi të ndryshmeËshtë ky zbulimi i jashtëzakonshëm i bërë nga një grup arkeologësh spanjollë në provincën e Huelvas në Spanjë. Merita indirekte i shkon pemëve të avokados.

Në vitin 2018, duke u nxitur nga rritja e çmimeve të këtyre frutave, pronarët e tokës vendosën të shndërrojnë 600 hektarët e fermës në plantacione të mëdha me avokado. Qeveria rajonale Andaluzisë ra dakord por me një kusht. Më parë duhet të kryheshin disa kërkime arkeologjike, të cilat zbuluan në fakt edhe praninë e relikeve historike.

Kompleksi megalitik është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në mbarë Evropën. Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën spanjolle Trabajos de Prehistoria. Rezulton se ndërtimi i kompleksit ka nisur në fund të mijëvjeçarit VI-të Para Krishtit, dhe zgjati për thuajse 3000 vjet, nga Neoliti i Mesëm deri në Epokën e Bronzit të Lashtë.

Menhirët (gurët e mëdhenj të futur vertikalisht në tokë) janë elementët më të shumtë nënumër:526 të tillë u gjetën të ngritur ose të rrëzuar përtokë, disa në formë drejtkëndëshi, të tjerët në trajtë veze apo edhe thjerrëze. Më i larti prej tyre (3.5 metra i lartë dhe 1 metra i gjerë) “kishte një vlerë të madhe simbolike, siç shihet edhe nga monumentaliteti i saj dhe mbishkrimet e gdhendura në anën perëndimore”, nënvizojnë studiuesit.

Shumica e këtyre lloj gurrave janë të sistemuar në 26 vargje dhe 2 kromlehë (pra 2 forma rrethore). Disa nga format, të përbëra nga 1 deri në rreshta secila, arrijnë në 250 metra gjatësi. Nga dy kromlehët, pjesa e ruajtur më e mirë përbëhet nga menhirë të zgjatur nëformën e një U-je të hapur.

Po ashtu, kompleksi përmban shumë dolmenë (struktura të përbëra nga 2 ose më shumë gurë të ngulitur në tokë, që mbajnë një tryezë horizontale), tuma dhe kiste (“kuti” prej guri ku mbaheshin trupat e të vdekurve), ndoshta të përdorura si varre, por edhe ndoshta të lidhurame praktikat ndjellëse dhe ritet përkujtimore.

Po ashtu u gjetën 41 kiste për një ose më shumë persona, me një gjatësi prej 1-2.5 5 metra, tuma me gjatësi të ndryshme, midis 617 metra, dhe një dolmen me një dhomë 3.5 metra të gjatë dhe gati 1 metra të gjerë. Kërkimet arkeologjike, zbuluan edhe praninë e tre rrethimeve megalitike, struktura të mëdha të hapura të ndara në nivele të ndryshme.

Njëra prej tyre zë një hapësirë thuajse prej 2 hektarësh tokë dhe përmban 15 menhirë, disa kishin dhe struktura prej guri. I dyti është në formë H-je, zë një hapësirë 1.18 hektarë, me 100 metra gjatësi dhe 80 gjerësi. Dhe e treta në formë U-je, shtrihet në 1.2 hektarë, dhe ka përmasa 150 me 150 metra.

Sipas studiuesve, kompleksi megalitik është përdorur ndoshta pëkontrollin e ciklit të stinëve dhe vëzhgimin e ngjarjeve astronomike, por edhe për kultin e të vdekurve. Sipas arkeologëve, ky sit i sapo-zbuluar e zgjeron horizontin e njohjes së megalitizmit në Evropën Perëndimore dhe potencialin e kërkimit në jugperëndim të Gadishullit Iberik.

Please follow and like us: