Albspirit

Media/News/Publishing

Kush do të mund të ishte ministri i brendshëm i LSI?

Nga Denion Meidani:

Po lexoj qe shtatori do te na vi me ndryshime te shumta per sa i perket karroces qe jemi mesuar ta quajme edhe qeveri.

Besoj se nuk eshte e nevojshme per te perseritur se cdo qeveri e drejtuar serisht nga Rama eshte e destinuar te deshtoje ne sektoret strategjik, ne reformat strukturale dhe mendoj qe serisht do jete e dalluar ne abuzivizem dhe do marri perseri noten maximale ne korrupsion e inkriminim fale dedikimit e frymezimit qe ai inspiron. Nderkohe duhet te pranoj qe ndryshimet e perfolura ne artikullin e 360 grade, ku thuhet se do largohen pikerisht Tahiri, Ahmetaj, Beqaj dhe Gjiknuri qe serisht nuk ka nevoje ti denojme e lakojme me shume se c’i kane denuar e lakuar publiku, opozita, mediat kombetare e nderkombetare per te metat e fajet e pafundme, nese ata pasohen me figura serioze, te pastra mundet ti japin perkohesisht disa grimca frymarrje vendit.

Jam shume kurioz te mesoj nga autori shkrimit se kush do te ishte kandidati per Minister i Brendshem nga rradhet e LSI qe do pranoje me guxim detyren e veshtire per tu perballur me hashashizimin dhe per te luftuar me kartelat e ngritura anembane Shqiperise. Po aq kurioz jam te di kush nga rradhet e PS do jete magjistari i ekonomise qe do ktheje me ane te nje okus-pokus ne rruge te mbare ekonomine dhe ne te njejten kohe te ruaje integritetin e pastertine e tij. Shendetesia dhe energjitika po ashtu paraqesin sfida qe duken te parealizueshme ne tete muajt e mbetur nga kushdo qe propozohet por do permiresonte klimen nje drejtim me duar te pastra qe ka te shenjte dhe paresor vetem interesin dhe mireqenien e popullit. Natyrisht eshte e detyrueshme qe te jene figura qe jane te gatshme te luftojne monopolet dhe te riparojme marrdheniet me bizneset e ndershme e te paperlyera deri tani.

Zoti i ndihmofte sepse kete here keta sic thote populli “i kane hyre detit ne kembe”.

Please follow and like us: