Albspirit

Media/News/Publishing

Largimi i lojtarëve kosovarë nga kombëtarja shqiptare, Deda: Ata nuk janë tradhtarë

Disa largime të futbollistëve kosovarë nga kombëtarja shqiptare, për të përfaqësuar Kosovën në eliminatoret e Botërori që do të zhvillohet në Rusi, kanë shkaktuar reagime të shumta pro dhe kundër në media dhe rrjetet sociale.

Aktori i njohur i humorit shqiptar Julian Deda, ka mbetur i indinjuar këto ditë, duke lexuar analiza të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

Ai është shprehur se është e drejta e tyre e lirë që të luajnë për përfaqësuesen kosovare dhe nuk është gabim sepse përsëri do të luajnë për një skuadër që flet shqip dhe jo ndonjë të huaj.

Ja statusi i plotë nga Julian Deda:

“Ata qe zgjodhen te perfaqesojne Kosoven ne futboll na qenkan tradhetare? Jo more. Po kur luanin dhe jepnin gjithçka ne fushe per skuadren tone kombetare, çfare ishin? Tifozet nga Kosova jo vetem qe nuk i quajten tradhetare, por i mbeshteten stadiumeve te vendit dhe te botes me gjithe shpirt pa asnje rezerve. Ne duhet te kuptojme dy gjera:
1. Ata nuk po shkojne te luajne per ndonje skuader qe nuk flet shqip. Ata po i afrohen skudres kombetare te origjines se tyre, se sot me shume se kurre Kosova ka nevoje per nje perfaqesim dinjitoz.
2. Ne te Shqiperise duhet te fillojme te mesohemi me idene, se Kosova eshte shtete i pavarur, me vehte dhe ka nevoje te shperfaqe identitetin e saj politik, ekonomik, artistik dhe sportiv.
PS: Atyre qe vendosen te rrine ne kombetaren shqiptare, faleminderit. Atyre qe vendosen te luajne per kombetaren Kosovare, bravo i qofte per sakrificen. Ndersa ketyre qe flasin lart e poshte per tradheti, boll se lat nam”.

 

Please follow and like us: