Albspirit

Media/News/Publishing

Marsela Mimanaj: Po fëmija im çfarë do bëjë?

 

 

Pershendetje! Doja te tregoja cfare me ndodhi sot.  Shkova ne tre shkolla per te regjistruar femijen ne parashkollor dhe te treja drejtoreshat me thane qe regjistrimet i kane mbyllur per dy dite dhe kane regjistruar 70 femije per dy klasa.
I pyeta: po femija im cfare do te beje?! 
Me ngriten supet …qe dmth nuk duan t’ja dine cfare do behet me femijen tim.
Bashkia, pervec gjithe taksave qe derdhim ne shtet dhe qe duhet te shkojne per arsimin, ka vendosur nje takse arsimi te detyrueshem qe e paguan cdo qytetar. Eshte e paprecedente, sepse arsimi duhet te jete falas, por ajo e ka vendosur tashme. Dhe ne e paguajme.
Nese mua me ngrihen supet per femijen tim per ta arsimuar per cfare duhet ta paguaje kete takse?!
Dhe cfare jane keto klasa me parashkollore me 35 nxenes ne klase,cfare do dalin keta femije?!
Ka gjithe keta arsimtar qe jane pa pune dhe kerkesa per te regjistruar femijet ne shkolla pse nuk marrin masa per ta rregulluar kete sistem arsimi?
Sepse ata flasin per standarte evopiane arsimore,nderkohe ne Evrope iu shkon me poste qe duhet te regjistrohet femija ne shkolle,mqs kane vendosur dhe takse arsimi …

E kam cuar ne cerdhe nuk ka vende,e kam cuar ne kopesht nuk ka vende… E coj dhe ne shkolle perseri nuk ka vende… Po cfare ka ky sistem arsimor?!

Per cfare dalin dhe genjejne kur asnje shkolle nuk do t’ja dije per regjistrimin e femijes ne shkolle, pse del Ministri dhe thote regjistroni femijet ne shkolla kur shkolla s’ka.
Cfare do behet me femijen tim? Ku do shkollohet?

Please follow and like us: