Albspirit

Media/News/Publishing

Monstra që i preu kokën 12-vjeçarit në Palasë, një tjetër fëmijë rezulton i zhdukur 

 

 

Personi në foto është Jorgo Zani, autori që vrau mizorisht 12-vjeçarin A.Zariu në Palasë të Himarës, ku viktima kishte shkuar për të kaluar pushimet verore.

Autori i vrasjes i preu kokën me hanxhar fëmijës dhe më pas e mbante në dorë deri në momentin kur u arrestua nga policia.

Jorgo Zani rezulton se është kushëriri i dytë i të miturit dhe djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së 12 vjeçarit të mbetur viktimë e këtij krimi monstruoz.

Gazetari i “News24” Enrik Mehmeti, në një intervistë me bariun e zonës, zbuloi të tjera detaje për këtë ngjarje të rëndë. Bariu pohoi se para një viti ishte përleshur me autorin Jorgo Zani dhe shtoi se ai ndihmohej nga një 9-vjeçar, ky i fundit i zhdukur prej dy ditësh.

“Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga, po fati i keq, sot u gjet djali pa kokë”.

Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjec me emrin Kico Konomi. Sipas bariut, Kico është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë.

“Kico Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjec. Ky fëmijë cfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një cifte dhe është në kërkim prej dy ditësh”, thotë ai.

Nga rrëfimi i bariut mësohet se Jorgo jetonte i vetëm në një banesë në Palasë. Aty u kap me kokën e djaloshit në duar. “Jetonte i vetëm. Prindërit i ka në Greqi, ka jetuar në Greqi, nuk e di pse është kthyer. Sa budalliqe ka bërë në fshat, të gjithë e dinë. Therrte këlysha qensh dhe i hante vetë. Ishte i tmerrshëm. Thuhet se në të gdhirë djalin, Andrean e përzuri dhe pastaj e zuri e ndoqi në rrugicë afër shtëpisë, 150 metra larg dhe aty e ka therur me hanxhar. Kokën ia kanë gjetur brenda në banesë. Ne ate banese e gjetën autorin me kokën e djalit në dorë”, thotë bariu.

Jorgo Zani është person me çrregullime mendore, ndërkohë që pak kohë më parë ishte në psikiatri dhe më pas ishte lënë i lirë.

Please follow and like us: