Albspirit

Media/News/Publishing

Neni 19 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

Neni 19 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, garanton të drejtën e lirisë së shprehjes në termat vijues:
“Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin të drejtën për të krijuar mendime pa ndërhyrje dhe për të kërkuar, marrë dhe përhapur informacion dhe ide nëpërmjet cdo lloji të medias, pavarësisht nga kufijtë”.
(Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 217A(III), miratuar më 10 dhjetor 1948).

Në Kushtetutën e Shqipërisë, të drejtat e garantuara në traktatet ndërkombëtare, palë e të cilëve ajo është, marrin përparësi mbi çdo ligj apo praktikë shqiptare që nuk përputhet me to. Kushtetuta e Shqipërisë garanton, gjithashtu, të drejtën e lirisë së shprehjes në mënyrë të ndarë, në nenin 22 thuhet:
1. Liria e shprehjes është e garantuar.
2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.

Please follow and like us: