Neni që dënon gazetarët me 3 vite burg nëse investigojnë SPAK-un
Në draftin me ndryshimet kushtetuese është edhe një nen që dënon gazetarët deri në 3 vite burg nëse investigojnë punën e SPAK, struktura e prokurorëve që krijohet në kuadër të reformës në drejtësi. Është pikërisht neni 13 në pikën 3 që thotë se çdo influencë mbi punën e prokurorëve dënohet me burg, përfshirë këtu specifikisht mediat. Pra, çdo gazetar që do të investigojë veprimtarinë e kësaj strukture të prokurorëve rrezikon deri në 3 vite burg.
Neni 13, pika 3,: “Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Ky nen është kundështuar nga Shoqata e Gazetarëve dhe i ka kërkuar Kuvendit që të mos ta votojë. Nga ana tjetër, reagoi edhe kryetari i PD Lulzim Basha i cili akuzoi Kryeministrin Edi Rama që ka futur në mënyrë të fshehtë këtë nen që burgos gazetarët dhe premtoi se Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë nen.