Albspirit

Media/News/Publishing

Ngelëm si femra pa të brendshme, të shohim sa vlen kombëtarja jonë

Ngelëm si femra pa të brendshme, Le të shohim sa vlen kombëtarja jonë

Nga Denis Dyrnjaja

Personalisht nuk kam kontakte dhe miq të drejtpërdrejtë në Kosovë, por kjo s’më ka kushtëzuar të gëzoj respekt për vlerat që mbartin sivëllezërit e një gjaku në atë pjesë të Shqipërisë.

Dhe respektin nuk e kam për hipokrizi, por ai vjen si imponim i vlerave që kosovarët kanë. Ata e duan flamurin realisht e me shpirt dhe sipas meje më fort se ne shqiptarët e Shqipërisë e kjo është e provuar thjeshtë përmes një fakti, ata kanë derdhur gjak për atë flamur dhe janë gati të derdhin sërish gjak për ta mbrojtur dhe kjo s’është pak madje është vlera më e rëndësishme për një komb e për një popull.

Së dyti në ca aspekte përfaqësuese kanë kualitete më superiorë se ne, duke marrë parasysh që kanë qenë më të kushtëzuar në kushte. Sporti dhe Muzika janë dy fusha ku iu duhet “hequr kapela” dhe respektuar. Dhe këto vlera duhet të mos na xhelozojnë, por të na bëjnë krenarë në një mënyrë e të na vënë në provë zhvillimi për t’u përmirësuar edhe ne këndej kufirit.

Nuk është faji i kosovarëve që ngelim si femër pa të brendshme, nëse ata duhet të krijojnë kombëtaren e tyre të futbollit. Kjo s’duhet të na pezmatojë, por të na bëjë të kuptojmë se cili është niveli ynë real i sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti dhe kjo të na rrisë përgjegjësinë për t’u përmirësuar.

Vlerat duhen respektuar dhe jo përçudnuar. Kush hedh baltë në këtë rast, s’bën gjë tjetër veçse ndot veten e vet.

Zilia dhe egoja e sëmurë duhen shndërruar në duartrokitje mirënjohjeje për kontributin e dhënë reciprokisht mes njëri tjetrit, ne për ta gjatë luftës e ata për ne gjatë paqes.

Please follow and like us: