Përgjaket dasma, sherr me thika mes të ftuarve, plagosen tre persona
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier pasditen e sotme, teksa në një dasmë në fshatin Radostinë ka ndodhur një sherr me thika mes pesë personave.
Sipas Policisë, tre prej tyre ka mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spital me urgjencë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 të ditës së sotme, në lokalin e shtetasit D.F. Gjithashtu, Policia thotë se janë identifikuar autorët A. Bajrami, 21 vjeç dhe K. Pashko 33 vjeç, të cilët kanë plagosur me thika shtetasit L.S. 54 vjeç. A.S. 19 vjeç dhe G.N. 25 vjeç banues në Radostinë. Shtetasit A. Bajrami dhe K.Pashko janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.