Pezullohet gazetari i gazetës “Shekulli”, ofendoi kosovarët
Gazeta “Shekulli” pezulloi nga detyra gazetarin e saj Isuf Kurtaj pas statusit të tij në Facebook një ditë më parë, ku shkruante me tone fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës, për çështjen e shumëdebatuar të futbollistëve që i bashkohen kombëtares kosovare.
Statusi i tij ngjalli reagimin e ashpër të mediave në Kosovë dhe në rrjetet sociale, gjë që e detyroi redaksinë e “Shekullit” të vendoste pezullimin e përkohshëm të tij.
“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!” shkroi gazetari Kurtaj në Facebook.
Në një sqarim për redaksinë e “Shekullit”, gazetari Kurtaj tha se statusi i tij, në profilin personal ishte keqkuptuar.