Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohen rezultatet e hulumtimit “Pjesëmarrja e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ndihma juridike falas”

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit të drejtësisë dhe ngritja e kapacitetit të juristëve të rijnë” është realizuar kampanja për informim dhe vetëdijesim për qytetarët e Republikës së Kosovës mbi qasjen në sistemin e drejtësisë dhe ndihmë juridike falas. Projekti është realizuar nga Kolegji ILIRIA dhe CLARD si dhe është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë. Kampanja është zhvilluar në dhjetë qendra të Kosovës, brenda periudhës tetë mujore. Gjatë kampanjës është zhvilluar anketa me mbi 1000 qytetarë, kryesisht të rijnë të cilët janë përballur me sistemin e drejtësisë në vend. Përveç kampanjës informuese, gjatë vizitave në këto qytete, studentët së bashku me profesorë të fushës, ekspert ligjor të CLARD ofruan ndihmë juridike falas për qytetarë. Gjetjet e arritura nga anketimi, studentët i prezantuan në Kolegjin ILIRIA. Me këtë rast ata prezantuan përqindje të lartë të mosbesimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, si dhe nxorën rekomandime të drejtpërdrejta për institucionet dhe organizatat e drejtësisë për të siguruar transparencë dhe përgjegjësi në sistemin e drejtësisë. Dekani i Fakultetit Juridik Dr. J. Xhafaj dhe prodekani MSc. Sh. Ibrahimi, si dhe koordinatori i projektit nga CLARD, z. A. Nrecaj i përgëzuan studentët për aftësitë dhe përkushtimin e treguar në realizimin me kompetencë të këtij projekti. Në kuadër të projektit në Kolegjin ILIRIA është hapur Klinika ligjore për Ndihmë juridike falas. Për qytetarët me kushte të rënda ekonomike, kjo zyrë çdo të Martë ofron ndihmë juridike falas nga stafi akademik i fushës dhe studentë të Kolegjit ILIRIA. Puna e kësaj zyre deri më tani vlerësohet se është tejet e suksesshme.

Please follow and like us: