Albspirit

Media/News/Publishing

Rama me “Kurbanin” serbisht në Beograd, në Nish projekti për autostradën e Durrësit

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vizitojë Beograd më 13 tetor kur dhe do të promovohet libri i tij Kurban në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Rama do të marrë pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që do të mbahet më 12 – 13 tetor në Beograd, njofton gazeta “Danas” dhe shton se kryeministri i Shqipërisë më 14 tetor do të udhëtojë Nish ku do të organizohet takimi i ekonomistëve të Shqipërisë e Serbisë, përcjell Koha.net.

Nuk dihet nëse në këtë projekt do të përfshihet edhe pjesa e autostradës së Kosovës nga Merdari deri në Morin. Veç kësaj, sipas gazetës e sipas informacioneve të pakonfirmuara, në Nish do të promovohet projekti i përbashkët Serbi – Shqipëri i autostradës Nish-Durrës që pastaj do t’i dërgohet Brukselit. Më herë ishte njoftuar se një takim ndërqeveritar Serbi – Shqipëri do të mbahet në Nish. Sipas njoftimeve të rel në serbisht, ky takim do të mbahet pas një muaji.

Please follow and like us: