Albspirit

Media/News/Publishing

Sali Berisha kërkesë të veçantë kryeprokurorit Llalla…për çfarë është shqetësuar?

Sali Berisha kërkesë të veçantë kryeprokurorit Llalla...për çfarë është shqetësuar?

Ish kryeministri, Sali Berisha duket se nuk pushon aspak kur bëhet fjalë për denoncime të ndryshme që vijnë në adresë të tij.

Kështu ka ndodhur edhe me shqetësime shumë qytetarëve të cilët praktikojnë blerjet on line, por që prej pak kohësh kanë hasur disa vështirësi me ndryshimin e ligjit. Për këtë Berisha fajëson kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, duke i kërkuar në të njëjtën kohë kryeprokurorit Adriatik Llalla hetimin e abuzimeve në dogana.

Reagimi i plote

Nje veprim zuzaresh i piktorit deshtak dhe ministrit te tij elif matrak ne dogana!

Te dashur miq, per shkak te renies dramatike te te ardhurave ne dogana per shkak te vjedhjeve dhe kontrabandes qeveritare, piktori deshtak dhe ministri i tij xhahil ne financa, Ahmetaj kane nxjerre vendim qeverie per te tatuar te gjitha blerjet online mbi 22 euro.

Por ne nje veprim zuzaresh, Rama dhe Ahmetaj kane bllokuar ne zyrat postare te gjitha pakot e blerjeve edhe dy muaj para daljes se vendimit duke i dhene keshtu ne menyre antiligjore fuqi prapavepruese vendimit te tyre dhe krijuar edhe radhe shume oreshe ne zyrat e postave shqiptare dhe ndeshkuar qytetaret ne menyre arbitrare dhe dekurajuar blerjet online te prodhimeve te mdryshme!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprim prej zuzaresh, pra njerezish qe nuk njohin ligj dhe as moral, i bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre me perparesi hetimin per te vendosur para ligjit ata qe penalizojne ne menyre antiligjore qytetaret shqiptar!

Please follow and like us: