Albspirit

Media/News/Publishing

Sëmundjet që parandalon kafeja

kafein3-620x380

Universiteti i York­ut sapo kanë arritur në një përfundim pozitiv për kafenë: Kafeja ul rrezikun për dëmtime kardiake. Zbulimi i ri thotë se pacientët që pinë 1­2 filxhanë kafeje në ditë kanë 20 për qind më pak shanse të vdesin para kohe nga dëmtimet e zemrës në krahasim me ata që nuk pinë kafe. Me fjalë të tjera, kafeja ndihmon në shërimin e zemrës pas atakut, dhe ul shanset për përsëritjen e një ataku tjetër. Por, shkencëtarët theksuan se konsumi i moderuar i kafesë është i rëndësishëm. Pija më popullore konsiderohej dikur si e dëmshme, por sot shkencëtarët thonë se është e mirë pasi ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë, Alzheimer­it etj.

Please follow and like us: