Studentët e Kolegjit ILIRIA marrin pjesë në simulim gjyqësor për nder të përvjetorit të Odës së Avokatëve të Kosovës
Me rastin e përvjetorit të 43-të të themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Dekani i Fakultetit Juridik Prof Dr. Xhafaj dhe Prodekan Ligj. Phd Cand. Ibrahimi morën pjesë në konferencën, “Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe juristëve të diasporës”, e zhvilluar për nderë të ODËS.
Kolegji ILIRIA dhe ODA tashmë për 4 vite me radhë zhvillojnë marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi, prej të cilës realizojnë këto objektiva: organizimin e paneleve profesionale me tema aktuale dhe të rëndësishme për ushtrimin e profesionit ligjor si dhe aktivitete të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të juristëve të rinj si dhe mundësi për punë praktike për studentë.
Ndërkaq si aktivitet i veçantë për nderë të javës së avokatisë, studentët e Kolegjit ILIRIA janë pjesë e ekipit për prezantimin e simulimit gjyqësor në fushën civile dhe atë penale. Kjo garë zhvillohet së bashku me praktikantë të ODËS dhe studentë tjerë nga Institucionet Arsimit të Lartë në Kosovë. Studentët gjatë simulimit shfaqën shkathtësi analitike në argumentim ligjor, prezantim të argumenteve me guxim dhe maturi të profesionistit ligjor. Prezantimin e tyre e përcollën me vëmendje gjyqtar, prokuror dhe avokat profesionist të cilët në fund të simulimit i përgëzuan studentët për rezultatin e shkëlqyer gjatë përgatitjes dhe prezantimit të rasteve të shkurorëzimit dhe trafikimit me qenie njerëzore.