Swift dhuron 1 milion dollarë për familjet e prekura nga përmbytjet në Louisiana
Këngëtarja e famshme Taylor Swift do të dhurojë 1 milion dollarë për banorët e shtetit të Louisianes. Këngëtarja ka vendosur t’iu vijë në ndihmë banorëve, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje masive në shtet dhe vranë të paktën 11 persona. “Më copëtohet zemra kur mendoj për njerëzit që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi, ndërsa shumë të tjerë kanë qënë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre”, tha 26 vjeçarja në deklaratën e saj.
Please follow and like us: