Turqia liron 38.000 të burgosur për të krijuar hapësirë për burgosjen e puçistëve
Qeveria e Turqisë e ka dhënë një dekret sot në mëngjes për të hapur rrugë për lirimin me kusht të 38 mijë të burgosurve, kështu ka thënë ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag – një veprim i papritur ky për të ulur popullimin e burgjeve në mënyrë që të krijohet vend për mijëra njerëzve të cilët janë arrestuar si pjesë e një hetimi ndaj puçit të dështuar të muajit që shkoi.
Dekreti qeveritar, i nxjerr nën gjendjen emergjente tre mujore të Turqisë që u deklaruar pas puçit, mundëson lirimin e të burgosurve të cilëve u kanë mbetur dy vite apo më pak për t’i kryer për dënimet e tyre me burg dhe për t’i bërë të ligjshëm për lirim me kusht të dënuarit të cilët e kanë kryer gjysmën e dënimit me burg, raporton AP, përcjell Express.
Disa të burgosur janë të përjashtuar nga këto masa si, të dënuarit për vrasje, dhunë familjare, abuzim seksual apo terrorizëm dhe krime tjera kundër shtetit.
Masat po ashtu nuk vlejnë për krimet e kryera pas 1 korrikut, duke përjashtuar çdo person i dënuar më vonë për përfshirje në puçit e dështuar të 15 korrikut.
Bozdag ka shkruar në Twitter se masat do të çojnë në lirimin e 38 mijë njerëzve.
Ai ka insistuar se masat nuk janë falje apo amnisti por lirim me kusht për të burgosurit.