Vlorë, xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar
Makabritetet e kësaj vere duket se nuk kanë limit. Por, ngjarja më e rëndë deri tani është shënuar në Palasë, ku është gjetur një adoleshent i masakruar dhe autori i mundshëm i krimit barbar dyshohet se është pikërisht xhaxhai i viktimës, një person me të meta mendore.
Ngjarja është njoftuar pasi në fshat është gjetur një trup pa kokë, që i përket 12-vjeçarit Adrian Zani. Hetimet e policisë kanë çuar në një shtëpi ku ishte pikërisht xhaxhai i viktimës, Jorgo Zani, 31 vjeç.
Pas krimit makabër, autori kishte marrë kokën e viktimës dhe ishte futur në shtëpi. Personi i sëmurë është shoqëruar menjëherë në Postën e Policisë në Dhërmi, ndërkohë që ende nuk janë sqaruar detaje të ngjarjes makabre.
31-vjeçari Jorgo Zani ishte shtruar disa herë në psikiatri dhe ishte liruar sërish.