“Ahmetaj dhe dashnorja e tij, drejtoresha Zhanina Dapi: ai e quan “Nicole Kidman”, ajo e quan “Tom Cruise”
Kastriot Myftaraj sulmon Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, por përmend edhe emra të tjerë që sipas tij punësohen nga vetë ministri.
Me siguri që historia më interesante e dashurisë brenda qeverisë shqiptare është ajo e Ministrit të Financave Arben Ahmetaj me Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zhanina Dapi. Kjo love story, ose sevda mesele, siç e quan Kryeministri Rama me shaka, qëkurse është vëllazëruar me Erdoganin dhe përdor turqizma në rrethin e ngushtë, ka nisur më herët. Kur Arben Ahmetaj u bë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që më pas iu shtua edhe turizmi, ai e bëri Zhaninën drejtoreshë të Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Projekteve. Në këtë post Zhanina kishte në dorë të gjithë projektet fitimprurëse për grante financiare nga Europa dhe Amerika. Zhanina i kërkoi Benit që ministria e tyre të merrte edhe turizmin nga një ministri tjetër se ky sector kishte projekte fitimprurëse. Beni ia kërkoi Edi Ramës dhe ky ia dha. Kështu Zhanina ndryshoi edhe strukturën e qeverisë.
Zhanina Dapi është një vajzë fierake 34 vjeçare, bionde bio, jo e lyer, e cila mendon se i ngjan Nicole Kidman, ose së paku kështu i duket Arben Ahmetajt i cili ka rënë çmendurisht në dashuri me të. Per kortezi, edhe Zhanina e quan Benin “Tom”, duke i thënë se asaj ai i ngjan Tom Cruise. Në fakt nuk është ekzagjerim i madh nëse Benin dhe Tomin i krahason si silueta në muzg, ata kanë të njëjtën gjatësi. Midis shoqesh të ngushta, Zhanina thotë se kur e quan Benin “Tom” ka parasysh maçokun Tom, te seriali me kartona “Tommy and Jerry”. Kur Arben Ahmetaj në shkurt la Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për të marrë Ministrinë e Financave, ai në fillim deshi ta merrte me vete “Nicolën”. Por shkoi zonja e ministrit dhe e nxorri “Nicolën” për flokësh nga zyra. Çështja shkoi deri të Edi Rama. Duhej gjetur patjetër një post për Zhaninën si drejtoreshë e madhe. Ministrja që zëvendësoi Ahmetajn, Milva Ekonomi nuk e mbante Zhaninën më në ministrinë e saj. Drejtorët e përgjithë janë në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit, për emërim. Milva i telefonoi Benit dhe i tha në fjalor të koduar se kishte harruar një valixhe me ndërresa në Ministri. Fjala ishte për Zhaninën.
Problemin e zgjidhi Kryeministri Rama i cili i tha Saimir Tahirit që ta merrte Zhaninën në punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të njëjtin post që kishte mbajtur në Ministrinë Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Për t’ i hapur vend Zhaninës Tahiri largoi nga detyra Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit, Elira Zaka. Kjo gjë tregoi fuqinë e Zhaninës, sepse kur Elira Zaka ishte grindur para pak kohësh me vajzën e deputetit të fuqishëm socialist Sadri Abazi, Adelën, duke u kapur të dyja për flokësh, dhe duke u sharë me një frazeologji shumë pikante seksuale, u largua nga Ministria Adela Abazi. Vajti Adela dhe qau në zyrën e babit. Nuk kemi ç’ të bëjmë vajzë, i tha Sadriu, kështu i ka ligjet e pashkruara ky shtet, ajo tjetra ka lindur në Romë në Itali, ku e kishte babain rezident të Sigurimit të Shtetit në Ambasadën shqiptare atje. Do të gjej një vend tjetër babi për ty.
Por ligjet e pashkruar mbi bazën e të cilave ecte karriera e Zhaninës, ishin më të fortë se ato që vlenin për Elirën. Duke marrë postin e Elirës, Zhanina edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme kishte në dorë të gjithë projektet me partnerët ndërkombëtarë dhe grantet financiare. Disa ditë pasi ishte emëruar Zhanina në Ministrinë e Punëve të Brendshme, asaj i bëri sms Ministri Tahiri dhe e pyeti se ku ishte, me kortezinë e rrufjanit për vartësen që është dashnore e shokut dhe mund të jetë e okupuar me kërkesën e këtij të fundit.
Jam në Elysee, shef, me një shoqe, i thotë Zhanina.
Mirë, meqënëse qenke afër, dhe me një shoqe, pra nuk je e zënë, hajde në zyrën time pas dhjetë minutash. Shef, por e kam të pamundur, unë nuk jam te Kafe Elysee në Tiranë, por në Champs Elysees në Paris, po shkoj të bëj shopping!
Në dorë të kësaj Zhaninës janë të gjithë projektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nëse lexoni CV zyrtare që ka dorëzuar Zhanina do të shikoni se ajo thotë që është kandidate për titullin “Doktor i Shkencave” në Statistikë, në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Zhanina nuk e di se “doktor i shkencave” është gradë shkencore dhe jo titull. Titull shkencor janë “profesor”, “profesor i asociuar”, “docent”. Kuptohet Zhanina do të bëhet doktore e shkencave, aq sa ç’ është Nicole Kidman. Kjo nuk është e vetmja love story në qeveri. Kryeministri Rama ka nxjerrë një udhëzim të brendshëm, të pashkruar, gojor: Rilindja jonë e ka rritur përqindjen e femrave në politikë, administratë, qeveri, iu ka krijuar mundësinë për karrierë, por edhe femrat duhet të jenë të vetëdijshme se fjala “karrierë” ka brenda edhe një fjalë tjetër që tregon një organ të trupit të njeriut.