Anita kthen brirët e vjedhura në shtëpinë e Hemingueit
Bashkëshortja e shkrimtarit Hunter Thomson tregon historinë pas 52 vitesh
Anita, bashkëshortja e gazetarit dhe shkrimtarit Hunter S. Thompson, i ka kthyer familjes së Ernest Hemingueit një palë brirë dreri, të cilat burri i saj i kishte vjedhur në vitin 1964. Historia është shkruar dy ditë më parë nga “The Guardian”.
Laureati i Çmimit Nobel për Letërsinë, Ernest Heminguej, vrau veten në shtëpinë e tij në qytezën Ketchum të shtetit Idaho në vitin 1961, pasi kurimi nga depresioni nuk pati sukses dhe ai nuk mund të vazhdonte më krijimtarinë letrare. Në vitin 1964 gazetari Hunter S. Thompson shkoi në shtëpinë e Hemingueit që të shkruante një ese me titull “Çfarë e tërhiqte Heminguejin në Ketchum?”
Në atë kohë, shkrimtari i ardhshëm ishte 27 vjeç. Gruaja e Thompson, Anita, thotë se shkrimtari aq e kishte humbur në atë moment sa nuk ishte përmbajtur dot dhe i vodhi brirët për t’i varur në garazhin e tij. Kjo zgjati 52 vjet. “Më vonë Hunter u pendua”, shprehet Anita. “Hunter dhe unë kishim planifikuar një udhëtim për në Ketchum dhe t’i kthenim pa zhurmë. Por ja që nuk e bëmë dot”, tregoi ajo. Hunter Thompson një personazh I njohur I gazetarisë amerikane u nda nga jeta në vitin 2005 në moshën 67-të vjeçare. Anita është bashkëshortja e tij e dytë, ish asistentja e tij me të cilën vuri kurorë më vitin 2003.