Albspirit

Media/News/Publishing

Beteja e Long Tan – Lufta e Vietnamit, anulohet 50-vjetori i ceremonisë përkujtimore

Ceremonia përkujtimore e 50 vjetorit të Betëjës së Long Tan-it, u anullua me vendim të qeverisë vietnameze. Me mijëra australianë mes tyre edhe veteranë lufte u shprehën të zhgënjyer nga ky vendim. Por një oficer vietnamez tha se qeveria e mori këtë vendim pasi druhej se “miqtë australianë” ishin në rrezik, për shkak se familajrët e ushtarëve të rënë në luftë, jetojne ende në sheshin e betejes.

Me mijëra australianë që vizituan të enjten qytetin vietnamez të Vung Tau mbetën të zhgënjyer pasi qeveria kishte vendosur të anullonte festimet për 50-vjetorin e “Betejës së Long Tan-it”.

Policia bllokoi të gjitha rrugët që të çonin në Long Tan që në orët e para të mëngjesit, duke lejuar vetëm një ambasadorët e Australisë dhe të Zelandës së Re, si edhe një grup të vogël veteranësh që të vendosnin kurora me lule pranë memorialit përkujtimor.

Një duzinë me australianë, një pjesë e të cilëve kishin marrë pjesë edhe në betëjën e Long Tan përgjatë luftës së Vietnamit, mbajtën një përkujtimore private në një bar në plazhin e qytetit të Vung Tau.

“Jam i trishtuar, shumë i trishtuar që qeveria vietnameze mori këtë vendim për të ndaluar një ceremoni përkujtimore paqësorë në nder të të rënëvë, jo vetëm për australianët por edhe vietnamezët që ranë në betejë. Këto trupa luftuan trimërisht,” tha veteran, Peter Wyldey.

Por edhe vetëranët e tjerë, thanë se ndjeheshin njësoj të zhgënjyer si Peter. Charls, gjithashtu veteran i Long Tan-it, i cili ndihmoi në varrosjen e trupave vietnameze, një ditë pas betejës tha se nuk do të kthehej kurrë në Vietnam, pasi ndjehej i fyer nga ky vendim i qeverisë.

Qeveria autraliane kishte njoftuar më herët qytetarët e saj në faqen “Smart Traveller”, se qeveria vietnameze do të lejonte vetëm diplomatët dhe grupe të vegjel njërëzish për të marrë pjesë në ceremoninë e 18 gushtit në Long Tan.

Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Australisë komunikuan me homologët e tyre Vietnamezë për këtë anullim të papritur të ceremonisë përkujtimore, dhe iua parashktruan ankesat e tyre.

Një oficer i qeverisë lokale, në kushte anonimiteti, tha se Hanoi dyshonte së shërbimi përkujtimor do të kthehej në një festë fitoreje. Kjo situatë sipas tij mund të vinte në rrezik australianët pasi shumë prej familjeve të ushtarëve Vietnamese të rënë në luftë, jetojnë ende pranë sheshit të betejës.

Please follow and like us: