Denion Meidani: Frenoni abuzimin tek doganat, do keni probleme serioze ekonomike në gjashtë mujorin e dytë
Sot jemi dëshmitarë të një situate që ka ndodhur edhe vjet e parvjet në dogana por që pak e dinë. Kemi konstatuar të gjithë besoj që sapo fillon gjashtëmujori i dytë i vitit fillojnë problemet serioze me mosrealizimin e planit. Faji nuk është thjesht i abuzivizmit në rradhët e punonjësve të doganës qe çdokush me plot të drejtë ja atribuon por edhe si rezultat i mentalitetit të mbrapshtë të drejtuesve në Ministrinë e Financave dhe marrëveshjeve të tyre me drejtuesit e rinj të rradhës të kupolës së doganës. Më konkretisht, duke qenë se këta drejtues shkojnë e vijnë e po ndërrohen pa mbushur apo sa mbushin vitin e teprimit me shpejtësi atëherë ata kërkojnë një ndarje të çrregullt të planifikimit me mendimin që të kalojnë lumin në fillimet e planit duke pretenduar e reklamuar dhe realizime të bujshme të planeve mujore e në të njëjtën kohë kjo i mundëson dhe fshehjen e abuzivizmit sa më gjatë.
Kështu përshëmbull plani i vitit 2016 është ndarë si më poshtë:
Muaji Plan
Janar 9,607
Shkurt 9,957
Mars 11,703
Prill 11,770
Maj 12,500
Qershor 13,832
Korrik 14,740
Gusht 14,766
Shtator 13,425
Tetor 13,716
Nentor 13,911
Dhjetor 15,164
Minimumi nëse tregu i blerjeve tek aleatët e rinj të kësaj vere do prodhojë para kohe në mes të shtatorit drejtora të rinj në dogana e tatime sic po përflitet i këshilloj te paktën deri në Janar të luftojnë frymën e krijuar e t’i mbajnë dorën abuzive vartësve sepse pak po e sigurtë planin nuk jua zvogëlon njeri. Sigurisht kanë dhe një avantazh që disa zëra në tarifimin doganorë janë rritur, sic është ajo mbi fasonët apo dhe dërgesat postare e me rradhë.