Albspirit

Media/News/Publishing

Ditë të vështira për kasapët, sëmundja e gjedhëve prish planet e qeverisë për punësimin

Dermatoza Nodulare, sëmundja e gjedhëve që zuri të papërgatitur qeverinë, jo vetëm po dëmton fermerët, por ka ndikuar drejpërdrejtë edhe në nivelin kombëtar të punësimit. Ministri i Bujqësisë udhëroi pezullimin e tregtimit të mishit të vicit në të gjithë vendin, për të ruajtur konsumatorët. Por ky urdhër dha menjëherë efekte negative në punësim. Një biznesmen na Korca, që kryeministri Rama njoftoi pak kohë më parë se i duheshin 50 kasapë, por nuk po i gjende dot se duhet të ishin specialist, e tërhoqi kërkesën e tij. “Në Korçë nuk gjendet kasap. Është një fabrikë që unë kam pasur nderin ta vizitoj, e shkëlqyer, e gatshme të krijojë një zinxhir vendesh pune. Atij i duhen 50 kasapë, jo 50 juristë”, deklaronte kryeministri Rama. Por sëmundja e dermatozës e prishi këtë zinxhir punësimi, duke prishur planet që qeveria kishte bërë për të ulur nivelin e papunësisë. Ky fakt është përfshirë menjëherë në raportin e IBM për punësimin dhe pritet të reflektohet edhe në raportin e fundit të INSTAT.

Please follow and like us: