Albspirit

Media/News/Publishing

EURALIUS pranon 20 vërejtje të PD për Vettingun

Përfaqësues të EURALIUS kanë qenë prezent në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ku nisën diskutimet për ligjin e vetting-ut. Drejtuesi Rainer Deville tha se rreth 20 vërejtje të PD janë marrë në konsideratë. Këto vëretjej do të integrohen në draftin e ri që do të hartojnë ekspertët. Por nga ana tjetër EURALIUS është shprehur kundër zvogëlimit të rolit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. “Roli i Misionit Ndërkombëtar Monitorues nuk mund të reduktohet. Ai është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin tek gjyqësori”, është shprehur Deville.

Please follow and like us: