Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, përgjegjës për një të tretën e divorceve në Britani

Themeluesi i rrjetit më popullor në botë, ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, e ndryshoi statusin e tij në “i martuar”, por rrjeti i tij i famshëm social duket se po bëhet shkaktar që një e treta e njerëzve në Britaninë e Madhe, ta kthejnë statusin e tyre në “i divorcuar”, duke u renditur si një ndër faktorët stimulues të shkurorëzimeve në këtë vend. Sipas një sondazhi të ri, çiftet ankohen gjithnjë e më tepër për sjelljen e bashkëshortit të tyre në ‘Facebook’, çka çon deri në lindje të konflikteve që përfundojnë më pas në divorc. Shkaku kryesor i këtyre ankesave, sipas sondazhit, lidhet me mesazhe të papërshtatshme të adresuara drejt seksit të kundërt në rrjetin social.

Please follow and like us: