Albspirit

Media/News/Publishing

India ndalon me ligj veshjen e xhinseve nëpër zyra

Veshjet sportive konsiderohen “të pahijshme”. Kërkohet që nëpunësit të mbajnë vetëm veshje tradicionale indiane

Pantallonat xhinse dhe bluzat janë “të pahijshme”, për këtë arsye është e ndaluar të shkohet në zyrë me veshje të tilla. Urdhëresa ka nisur të aplikohet në institucionet publike në veri të Indisë, në shtetin e Haryanas dhe është përpiluar nga Departamenti për të Drejtat e Grave dhe Fëmijëve. Tashmë në të gjithë Indinë, kanë nisur polemikat për këtë çështje. Qarkorja që është publikuar sot në faqet e gazetës “The Hindu”, është e vlefshme për të gjithë personelin e administratës publike, përfshi edhe drejtuesit.

NËPUNËSVE U ËSHTË KËRKUAR: “TË VESHIN RROBA MË TË HIJSHME NË ZYRË SI SARI O SALWAR/KAMIZE (TUNIKA DHE PANTALLONA TË GJERA) ME DUPATTA (SHAJE) NGA GRATË, NDËRSA BURRAT DUHET TË VESHIN PANTALLONA DHE KËMISHA. ËSHTË VËNË RE SE DISA DREJTUES VIJNË NË ZYRA ME XHINSE, T-SHIRT OSE VESHJE PERËNDIMORE QË NË DISA RASTE JANË SHUMË EKSTRAVAGANTE DHE THYEJNË RREGULLOREN E QEVERISË”.

Urdhëresa ka hapur një debat rreth çështjes së “hijeshisë” së veshjeve që duhet të përdoren në vendet e punës dhe mbi kodet e vendosura në administratën publike. Në fakt, në pjesën më të madhe të zyrave publike është e detyrueshme që nëpunësit të vishen me rroba tradicionale indiane, në veçanti me tunika. Por kohët e fundit, me futjen e modeleve të reja të jetës perëndimore, po përhapet një stil “sportiv” veshjeje, sidomos mes të rinjve.

Please follow and like us: