Kryeministri i dhuron 5 dollarë të pastrehut, në dorën tjetër ka shuma të mëdha
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull është parë duke i dhënë 5 dollarë një njeriu të pastrehë, ndërsa në dorën tjetër mban një shumë kartëmonedhash të tjera shumë më të mëdha. Mësohet se në dorën tjetër, 61 vjeçari kishte një kartë krediti, si dhe kartëmonedha 20 dhe 50 dollarëshe. Kryeministri po ecte për të mbajtur një fjalim për ekonominë në Melburn të mërkurën, kur u ndal duke ia lënë paratë në gotën plastike të kafes njeriut të pastrehë dhe më pas i ka dhënë dorën. A është për t’u vlerësuar gjesti? Mbase kryeministri synonte të tregohej në publik si njeri zemërgjerë. Se çfarë mendojnë qytetarët u tregua pak momente më vonë, pasi takimi që zhvilloi u shoqërua me protesta të dhunshme. Kryeministri u detyrua që të ndërpriste fjalën për shkak të protestave kundër tij. Protestuesit u tërhoqën zvarrë nga stafi i sigurisë.