Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet biznesmeni që akuzohet për vrasjen e turistit rus

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur të lërë me masën e sigurisë detyrim paraqitje biznesmenin nga Elbasani, Fatmir Kuçi. Ai akuzohet nga prokuroria për vrasjen e turistit rus Denis Kiumov në Himarë, rreth dy javë më parë. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në arrest me burg, per 20 dite por kjo masë u ndryshua sot nga Apeli. Sipas kësaj gjykate, nuk ka asnjë fakt se është pikërisht Kuçi, personi që dëmtoi në det, turistin rus që ndërroi jetë teksa pushonte në brigjet shqiptare.