Mamatë e përkushtuara të Hollivudit
Edhe pse janë yje të shoubiznesit dhe konsiderohen si dama të Hollivudit, këto bukuroshe që do të prezantojmë, si duket i urrejnë të përdorin karroca për fëmijët e tyre. Edhe pse mund të mos jetë e lehtë, ato kanë gjetur mënyrën ideale për të ushtruar duart duke mbajtur fëmijët, apo dëshirojnë të lënë përshtypje në media si nëna të kujdesshme, edhe pse shumica e pranojnë se ato kanë disa dado, por këto gra asnjëherë nuk lëshojnë fëmijët e tyre nga dora.
- Tamara Ecclestone nuk e lëshon foshnjën e saj, vajzën Sophia, nga duart e saj. Në shtëpi, në rrugë ose pranë pishinës, ajo gjithmonë e bartë të preferuarën e saj, edhe kur e ka karrocën për fëmijë pranë duarve, pasi këtë shpesh e përdorë për qeset e shopingut. Sofia-n e mban në krahët e saj dhe ndoshta për këtë shkak ajo ka duart aq të skalitura.
2. Një tjetër nënë që nuk e lëshon vajzën e saj nga duart, është ylli i serialit “Sex And The City”, Kristin Davis. Trashëgimtarja e saj e adoptuar, Gemma Rose, gëzon përqafimin e nënës së saj, edhe pse është mjaft e madhe për të ecur vetë. Kristin, në shumicën e fotografive e mban atë në krahët e saj. Edhe pse vajza e do baletin, duket se ushtrimet janë të lodhshme dhe pas përfundimit të tyre, nëna e saj e sjell në shtëpi duke e mbajtur në duar.
3. Beyonce dëshironte ta kishte një fëmijë dhe kur lindi vajza e saj, Blue Ivy, ajo u bë qendra e botës së saj. Për këtë shkak, këngëtarja ende mban vajzën në krahët e saj dhe rrallë e vë në karrocë për fëmijë.
4. Gisele Bundchen gjithashtu pëlqen të mbajë vajzën e saj të vogël në vend të sigurt, pasi askund nuk është më mirë se në duart e nënës.
5. Dhe sigurisht, Kim Kardashian, ylli i reality show-ve gjithmonë e mban vajzën e saj në duart e saj, por ajo këtë mënyrë e ka ngritur në një nivel më të lartë, kështu që përpiqet për të kombinuar veshjet që të përputhen me ato të vajzës së saj.