Albspirit

Media/News/Publishing

Monica Bellucci: Operacionet plastike? Janë të rrezikshme për aktoret

Aktorja pohon se mbahet në formë fal një trajtimi me vitamina

Monica Belucci, e vlerësuar si një prej femrave italiane më të bukura, rrëfen një prej frikërave të saj: kirurgjinë estetike.

Në një intervistë për “Vanity Fair” aktorja deklaron se: “Nuk më pëlqen ideja të bëj operacion plastik në fytyrë, e sinqerisht mendoj që për një aktore është mjaft e rrezikshme, sepse në ekran çdo detaj, vihet re shumë herë më tepër se në jetën normale”.Ish-modelja dhe aktorja shpjegon se në krahasim me një fytyrë “plastike” preferon rrudhat. Monica Bellucci nuk është hipokrite dhe pranon që në të ardhmen mund të ndryshojë ide, ndoshta “kur të ketë teknika më të mira”, por për momentin ajo çfarë qarkullon, nuk i pëlqen. Në të ardhmen? “Kushedi?”, përgjigjet ajo. Për momentin ajo mbahet në formë të shkëlqyer “fal një trajtimi me vitamina”.

Please follow and like us: