Në Prizren do ngrihet shtatorja e Ukshin Hotit
Me 17 Qershor 2016 në orën 11:00 në ambientet e Universitetit të Prizrenit”Ukshin Hoti ” bëhet ceremonia e vënjes së gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit.
“Ceremonia e përurimit do të zhvillohet më datën 17.06.2016, në orën 11:00, në oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren”, thuhet në njoftim.
Kush është Ukshin Hoti?
Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ai ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta. Ukshin Hoti ishte një ndër intelektualët më të arsimuar në Kosovë. Ai kishte qenë edhe ligjërues në disa universitete në SHBA, ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë për aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb, por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundër Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës, dhe më pas dënohet 5 vjet burg.
Më 16 Maj te vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes së tij nga qelia e burgut zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të. Njerëzit që e kanë parë të gjallë, kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel, një ditë jo e zakonshme per lirimin e të burgosurve.
Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme”.