Princeshat e Arabisë Saudite, femra moderne dhe të suksesshme
Princeshat e Arabisë Sauditetashmë nuk janë më gratë e nënshtruara të burrave të tyre por femra të fuqishme, modernedhe me pamjen e tyre të kuruar në çdo shfaqje te tyre janë shëndërruar në ikona mode. Ato përfaqsojnë një frymë të re në botën Arabe , një shpresë për të ardhmen e mijëra grave të mbuluara, të nënshtruara.
Princesha saudite Deena Aljuhani Abdulaziz, pronare e dy butikëve ekskluzivë D’NA në Rijad dhe Doha i është përkushtuar tërësisht modës.
Mozah bint Nasser është bashkëshortja e emirit të Katarit dhe njëra ndër tri bashkëshortet e tij. Titujt e saj më të rëndësishëm gjithsesi janë fëmijët e saj, i ka pesë djem dhe dy vajza.
Në Gazë, Mozah ka iniciuar ndërtimin e një sërë institucionesh arsimore, ndërkaq puna e saj ka bërë që ajo të posedojë shtatë doktorate nderi. Mozah shpesh e shoqëron bashkëshortin në udhëtimet e tij zyrtare.
Do të befasoheni, mirëpo e bija e ish-mbretit saudit është bashkëshorte e cila nuk çan kokën se si do të dalë në rrugë: femrave të tjera në Arabinë Saudite u është e ndaluar të zbulojnë flokët, mirëpo jo edhe princeshës Amira.
Adlah bint Abdullah bin Abdel Aziz Al Saoud është femër moderne, e cila beson që hixhabi është vetëm traditë, ndërkaq mbulesa e kokës pikërisht është mënyrë e veshjes islame! Ajo pret delegacionet e jashtme, shkon në shfaqje dhe në ngjarje të ndryshme, pozon në fotografi me femra të reja dhe me meshkuj. Ajo gjithashtu nuk e sheh si problem që meshkujt dhe femrat të punojnë bashkë, por është edhe kundër martesave me persona adoleshentë.





