Qipro, zbulohet një mozaik i rrallë i kohës romake
Një mozaik i rrallë është zbuluar pranë Nicosia në Qipro. Ai daton në shekullin e katër dhe është 12 m i gjatë dhe mbi 4 m i gjerë. Sipas arkelogëve mozaiku është ndër të paktët në botë që paraqet gara me karroca në një hipodrom. Mendohet se ai i përkiste një vile e një personi të pasur në kohën kur Qipro sundohej nga Roma. Copëza të mozaikut u zbuluan në fshatin Akaki, rastësisht nga një fermer në vitin 1938. Zona u qarkua si sit arkeologjik, por gërmimet janë kryer vetëm tani për shkak të prioriteteve të tjera.
http://www.timesunion.com/news/world/article/Rare-4th-century-mosaic-of-…
Please follow and like us: