Albspirit

Media/News/Publishing

Sekreti i jetëgjatësisë sipas murgut 120 vjeç: Mos bëni seks

Njeriu më i vjetër në botë, një murg 120 vjeç ka India ia ka faturuar jetëgjatësinë e tij moskryerjes së marrëdhënieve seksuale, mospërdorimit të erëzave dhe ushtrimit të jogas çdo ditë.

Swami Sivananda ka lindur në 8 gusht 1896, sipas pasaportës së tij. Murgu, besimtar hindu, do të aplikojë në Librin e Rekordeve Guiness, për të verifikuar moshën e tij.

Momentalisht njeriu më i vjetër në botë rezulton Jiroemon Kimura nga Japonia, i cili vdiq në moshën 116 vjeçare në qershor të vitit 2013.

Përveçse bën joga çdo ditë, Sivanda, i cili fle mbi një qilim e përdor një pllakë druri si jastëk, ka një stil jetese shumë të thjeshtë e të disiplinuar.

“Unë ha vetëm ushqim të zier pa vaj ose erëza”- tha ai për AFP,pas një seance joga 2 orëshe në Kolkata.

 

 

Please follow and like us: