Shpallet fituesi për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbej’, si do të jetë
Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues një kompani për ndërtimin e sheshit Skëndërbej. Tashmë, pritet që të fillojë puna për rikonceptimin e këtij sheshi. Mësohet se në tender kanë marrë pjesë tre firma, ku dy prej tyre nuk kanë dorëzuar ofertë. Firma “F…”, fituesja, ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës 527 milionë lekë të reja për ndërtimin e këtij sheshi.

Sipas dokumenteve, sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit. Sheshi mundëson për banorët e Tiranës të tërhiqen nga qyteti për në zemër të tij. Perimetri i sheshit do të shndërrohet në një varg hapësirash dhe atmosferash të ndryshme. Përbëhet nga gjelbërim, hapësira të hapura të mbuluara si dhe ndërtesa – ekzistuese ose për tu ndërtuar.
Zona qendrore e planit – piramidës – do të shtrohet plotësisht. Në brezin rreth saj, ndodhet një mori kopshtesh, secili duke iu drejtuar sheshit të hapur. Materiali i shtrimit ndryshon sipas nevojave dhe karakterit, duke varijuar nga shtrim i fortë në të butë, nga bazë në motive të ndërlikuar. Në 24 metrat e parë rreth sheshin kryesor, sipërfaqet e ndryshme të kopshteve bëhen më të “qëndrueshme” ndërsa arrijnë brezin për të lejuar lëvizje të dendur këmbësorësh rreth perimetrit të sheshit.


Projekti i Skënderbeut është esencialisht një zonë e madhe këmbësorësh, që ofron vende për tu çlodhur dhe për të takuar njerëz.
Për të lehtësuar këto këmbime, është krijuar një sërë mundësish ndenjësesh/stolash. Këto ndenjëse janë dy tipesh. Së pari, rreth 80 stola janë instaluar rreth Brezit. Këto stola janë të thjeshtë dhe të rehatshëm, të përshtatshme për të gjitha moshat. Gjatësia e tyre prej 4 m i bën të duken solemne në pamje. Ata renditen në variacione të ndryshme, me efekte të ndryshme: ndonjëherë të fokusuara tek pamja që ofrohet, ndonjëherë duke krijuar grupe më intime, ndonjëherë duke diferencuar lehtësisht zonat këmbësore nga ato të shërbimit.


Kopshti i zhytur ekzistues ruhet dhe mbillet përsëri. Muri mbajtës rreth tij rinovohet plotësisht, me shtesën e vetme të dy palë shkallëve pingul me aksin e bulevardit. Kjo ndërhyrje bën të mundur që kopshti të bëhet pjesë e trajektores lakore për këmbësorë rreth sheshit qendror.
Elementët e ujit janë përqendruar në sheshin qendror. Ato pasurojnë dhe krijojnë diversitet në eksperiencën e ambientit të hapur. Ka tre lloje të ndryshme shatërvanësh të propozuara; pus, currilë dhe re.

Të gjithë këto puse mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, duke lejuar ujin të krijojë koreografi sipas orës dhe evenimenteve. Sistemi i propozuar është me teknologji te ulët dhe mjaft i thjeshtë për tu mirëmbajtur. Një total prej 60 pusesh shpërndahen ne gjithë sheshin në mënyrë të çrregullt. Në zonën e fëmijëve në shesh, nën pemët ekzistuese, ndodhen dy tipat e tjera të shatërvanëve.
Ditën, sheshi është një hapësirë e ndriçuar ndërsa brezi një vend i hijezuar. Natën, këto kushte këmbehen. Brezi do të ndriçohet fuqishëm, dhe qendra e ndriçuar lehtë nga reflektimi i dritës së brezit. Në shesh, dukshmëria natën nuk do të jetë një problem meqë do jetë i zbrazur.
Në zonat e mbjella, një sistem dritash do të ndriçojë si sipërfaqen e tokës ashtu edhe kurorën e pemëve. Ky sistem është përfshirë në buxhet, dhe pozicionimi i saktë i dritave lidhet me vendosjen e ndryshme të pemëve.
Në linjën e vendimeve të marra në Planin Rregullues për Qendrën e Qytetit të Tiranës, propozimi zhvillon idenë e një zone qendrore për këmbësorë, rrethuar me një rrugë-unazë të brendshme përreth qendrës. Kjo unazë e brendshme shërben si për transportin publik ashtu edhe për transport automjetesh privat. Vetëm një numër mjaft i limituar transporti publik kalon kufi rin e unazës, për të bërë të mundur lidhje dhe shpejtësi optimale për trafik të brendshëm qyteti.
Në drejtimin Veri-Jug, vizioni afatgjatë është që të ndërtohen shina për një tramvaj qe lidh ndërtesën e universitetit me stacionin e trenit dhe më tej. Tramvaja do të përshkojë zonën këmbësore: duke ditur se automjeti i tramvajit do të jetë automjet me emisione të vogla, dhe duke ditur se shinat bëjnë të mundur një përcaktim më të mirë të zonës së trafikut, ky kombinim i tramvajit dhe zonës për këmbësorë gjykohet të jetë efiçent dhe jo i dëmshëm për perceptimin e zonës së këmbësorëve.
Please follow and like us: