Albspirit

Media/News/Publishing

Shpallet konkurs për stafin akademik të Universitetit Nënë Tereza në Shkup

Studentëve të vitit akademik 2016-2017 po u hapet edhe një tjetër opsion për studime. Ministri i arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot bëri shpalljen e konkursit për staf akademik, e cila parasheh 84 vende pune, që do të thotë 5 fakultete dhe 14 programe.

Mendohet që ky universiteti “Nënë Tereza” fillimisht të vendoset tek ndërtesa e ish Bankës Komerciale në katin e dytë. Ndërsa sipas ministrit Pishtar Lutfiu, e gjitha kjo u bë për të mos paguar qira, megjithatë mbetet ende e hapur mundësia për të vendosur në disa objekte tjera të cilat ministri nuk i ceki para kamerave. Ndërsa në pyetjen e TV21 nëse këtij Universiteti do t’i gjendet një zgjidhje e përhershme, Ministri Lutfiu u përgjigj në këtë mënyrë.

“Universitetit Nënë Tereza i është ndarë një tokë tek kasarna Ilinden. Është duke u bërë parapërgatitja për planin, dhe me buxhetin e 2017 besoj që do të fillojnë edhe ndërtimet për këtë objekt“.

“Unë kam propozuar në qeveri për objektin e ish Bankës Komerciale, në katin e dytë. Në bisedime e sipër, komisioni amë ka patur sugjerime tjera për disa objekte alternative, unë me qëllim për të ju larguar barrës së qirasë e kamë propozuar një objekt shtetëror, tek e cila nuk do të paguajmë qira”, shtoi Lutfiu.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ncc756RR91o?feature=oembed]

Please follow and like us: