Albspirit

Media/News/Publishing

25 vjet marrëdhënie Shqipëri-Izrael

Sot festohet 25-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Izrael. Këto 25 vite reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij Hebre, të cilat kanë në themel kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në mbështetje të hebrenjve, gjatë periudhës së Holokaustit.
Marrëdhëniet, te rëndësishme për te dy popujt, janë në intensifikim konkret në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe investimeve në Shqipëri. Shqiptarët dhe Hebrenjtë kanë të përbashkëta prekëse në historinë e tyre, por qe përmes vështirësive janë bërë më të fortë. Ne kete dite te vecante per marredheniet mes dy vendeve nje mirënjohje e veçantë i shkon komunitetit Hebre dhe personaliteteve Shqiptare e Hebreje për kontributin e dhene në këtë miqësi historike që do të shkruajë faqe të reja.
Me këtë rast u zhvillua një takim miqësor midis ambasadorit izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin dhe atij shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj, si dhe komunitetit hebre e Konsullit të Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari dhe miqve të ambasadës.
Shqipëria e ka njohur Izraelin që në vitin 1949, por vetëm në 25 vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar nga fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit. Aktualisht, të dyja vendet po intensifikojnë përpjekjet, që përveç forcimit të lidhjeve politike, të konsolidojne edhe marrëdhëniet ekonomike me praninë e biznesit izraelit në Shqipëri.

Please follow and like us: