Britania do të ekstradojë vrasësin shqiptar
Pavarësisht kërkesës së tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri dhe deklaratave të bëra se në vendin tonë nuk ka drejtës, por vetëm korrupsion, gjykata ka vendosur ekstradimin e 53-vjeçarit Avni Metrës.
Vrasësi shqiptar, i cili kërkohej në vendin tonë për vrasje të dyfishtë, u kap në Britaninë e Madhe, pas një hetimi të zhvilluar nga “Daily Mail”. Ai prej 18 vitesh jetonte në Britaninë e Madhe.
Babai i 4 fëmijëve, i cili është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Burrel, do të ekstradohet në Shqipëri.
Ai kishte një pasaportë britanike pas mbërritjes në vitin 1998, me pretendimin se ishte refugjat kosovar, duke futur në xhep mijëra paundë përfitime ndërsa punonte në të zezë dhe kishte lidhje me rrjete prostitucioni.