Kur shkon në Pogradec ke dëshirë të shkosh e të shohësh ku jetoi Lasgushi. Patjetër që ke dëshirë të hulumtosh ku ka shëtitur e  ku i ka lënë gjurmët e tij më së shumti. Buzë liqenit patjetër që po, atje është edhe busti i tij në shëtitore…

Nga do ku shkon arkitekti, Besnik Aliaj, i cili duket se udhëton shpesh edhe për shkak të profesionit, përcjell përmes facebook fotografi mjaft të bukura të vendeve që ai viziton. Me lejen e tij, 27.al ka përcjellë për lexuesit fotoreportazhe të mrekullueshme me pamje nga Shqipëria e jugut e veriut. Kësaj here objektivi i arkitektit është fokusuar mbi bustin e Lasgushit në Pogradec duke na sjellë një fotografi të bukur bashkë me mesazhin interesant që e shoqëron fotografinë e Lasgushit:

“Në Pogradec ndihet ende prania e Lasgushit dhe një epokë burrash të ditur e patriotë që sot i mungojnë Shqipërisë dëshpërimisht …”, shkruan Besnik Aliaj. Bashkë me Lasgush Poradecin, në foto shfaqen emrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë si Gjergj Fishta, Aleksandër Stavre Drenova, Ernest Koliqi që në të vërtetë i mungojnë dëshpërimisht kësaj Shqipërisë së sotme.

lasgush1

lasgush3

lasgush 4