Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ, falsifikim me formularin e dekriminalizimit të kandidatit te PS per Dibren

Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi ka pasur mëdyshje kur është pyetur rreth deklarimit të dekriminalizimit të Muharem Ramës, kandidatit te PS per bashkine e Dibres. Ajo është shmangur të përmendë afate ligjore se kur është dorëzuar formulari nga Rama në KQZ, por megjithatë ka pranuar se ai e ka dorëzuar formularin.

Vetë kryetarja e KQZ ka publikuar një listë në të cilën janë të gjithë emrat e personave që nuk kanë deklaruar në këtë institucion sipas kërkesave të ligjit të dekriminalizimit. Në atë listë është nr.3 është edhe Muharem Rama, sëbashku me katër këshilltarë të tjerë të kësaj bashkie.

Në foto, lista e këshilltarëve bashkiakë publikuar nga KQZ të cilët nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit, nr 3 i saj është Muharem Rama.

Faksimile e formularit të dekriminalizimit të Muharem Ramës
muharem rama dkelarata

Ka pasur akuza ndaj kandidatit Muharrem Rama të koalicionit të majtë se ka qenë person me precedent penal. A kanë nisur verifikimet nga ana juaj?

Ligji për dekriminalizimin parashikon që KQZ-ja të bëjë verifikimin e personave që janë zgjedhur, ku përfshihen edhe këshilltarët bashkiakë, funksion të cilin kandidati në fjalë e ka ushtruar; formulari i tij i vetëdeklarimit është i publikuar në faqen e ëeb-it të KQZ-së dhe, përveç verifikimit, ku shikohet nëse subjekti deklarues ka plotësuar ndonjë nga rubrikat e formularit apo jo, KQZ-ja i kërkon informacion Zyrës së Gjendjes Civile dhe Zyrës së Gjendjes Gjyqësore nëse personi ka pasur emra të mëparshëm apo dënime penale me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare apo jo. Informacione të cilat krahasohen me të dhënat që vetë subjekti ka deklaruar në formular. Nga ky verifikim rezulton se zotëria nuk është në kushtet e ligjit 137/2015 për heqjen e mandatit apo verifikim të thelluar nga organet e tjera ligjzbatuese.

Nëse Rama ka dorëzuar formularin i bie që ai të jetë dorëzuar jashtë afateve ligjore. Një media e qeverisë ka publikuar faksimile të formularit të Ramës i cili është protokolluar në një datë brenda afateve ligjore. Kjo do të thotë se protokolli mundtë jetë falsifikuar. Emri i Ramë snuk mudn të jetë në të njëjtën kohë edhe në listën e personave që duhet të largohen nga këshilli bashkiak për shkelje të ligjit, edhe të ketë dorëzuar në kohë formularin.

Luzi dhe administrata e saj duhet të sqarojnë lidhur me këtë falsifikim dhe ndërkohë të vijojnë hetimin e thellë për Muharem Ramën, pasi ëhstë në kushtet e hetimit të thellë. Po ashtu prokuroria duhet të hetojë rreth faktit se kanddiati për kryetar bashkie i PS, sëbashkue me kryetaren e KQZ janë përfshirë në një falsfikim të dokumentacionit.

Please follow and like us: