Albspirit

Media/News/Publishing

Ku ndodhet kompjuteri më i fuqishëm në botë?

s-computersDy herë më i shpejtë dhe tri herë më eficient sesa parardhësi i tij, superkompjuteri Sunway TaihuLight i Kinës është bërë zyrtarisht kompjuteri më i fuqishëm në botë.

I aftë për të proceduar shpejtësi prej 93 petaflops, sistemi mund të bëjë afërisht 93.000 trilionë llogaritje në sekondë.

Tianhe-2, lideri i mëparshëm i listës me superkompjuterët e botës TOP500, ishte gjithashtu kinez. Makineritë e avancuara amerikane zënë vendin e tretë dhe të katërt në renditjen përfundimtare.

Ngritja e superkompjuterave të Kinës

Sipas Qendrës Kombëtare të Superkompjuterave në Wuxi, Sunway Taihulight nuk është vetëm kompjuteri më i fuqishëm i botës, ai është i pari fitues i këtij çmimi, që është bërë i gjithii duke përdorur çipe kineze. Ai përdoret për prodhim dhe inxhinieri të avancuar, për kërkime për klimën dhe motin dhe për analizimin e të dhënave.

Guangwen Yang, drejtori i Qendrës Wuxi, tha për TOP500: “Duke qenë sistemi i parë numër një i Kinës, i ndërtuar me procesorë të krijuar në shtëpi, sistemi Sunway TaihuLight tregon progresin e rëndësishëm të Kinës në fushën e projektimit dhe prodhimit të sistemeve përllogaritës të shkallës së gjerë.”

Për herë të parë që nga shpallja e kësaj liste në vitin 1993, Kina e ka kaluar Amerikën me më shumë kompjutera në listë. Me 167 superpkompjutera në top 500, krahasuar me 165 për SHBA-në, Kina ka zënë vend në majë të superpërllogaritjes.

“Po të mendojmë që vetëm 10 vjet më parë Kina kishte thjesht 28 sisteme në listë dhe asnjë në top 30, shteti kinez ka ecur më shumë dhe më shpejt sesa çdo shtet tjetër në historinë e superkompjuterave ,” ka vënë në pah TOP500.

Top 10 superkompjuerat

SHBA është atdheu i 4 nga 10 superkompjuterave më të fuqishëm dhe Japonia, Zvicra, Gjermania dhe Arabia Saudite gjithashtu kanë një vend në top 10.

Çfarë është TOP500?

TOP500 që prodhon dy renditje në vit, përdor sistemin e krahasimit me më të mirët e industrisë Linpack për të renditur sistemet kompjuterikë sipas aftësisë për të zgjidhur një grup ekuacionesh lineare.

Vetëm superkompjuterët që mund t’i zgjidhin ato mund të hyjnë në listë.

World Economic Forum

Please follow and like us: